Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Banjot Termale të Bënjës në Përmet, teksa mbrëmjen e djeshme atje u organizua një festë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale krahas videos, Rama ka shkruar se deri dje në Banjot Termale të Bënjës nuk kishe as ku të ecje dhe as ku të uleshe.
Në vijim të shkrimit të tij, kryeministri Rama fton qytetarët që të vizitojnë Banjot Termale të Bënjës çdo fundjavë.
“Banjat e Bënjës mbrëmë, me energjinë e festës që ndezi këtë oaz natyre e turizmi, ku deri dje ankoheshim, me të drejtë, se s’kishe ku të ecje e as ku të uleshe.
Sot festa vazhdon, prandaj ejani në Bënjë dhe ejani në #Përmet çdo fundjavë, sepse çdo fundjavë do t’ju lindë dëshira të ktheheni sërish”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.
Reagimi i kryeministrit vjen pas lajmeve të botuara në media dhe ankesave të turistëve që në mesin e sezonit turistik i gjetën vaskat bosh.



