spot_img
spot_img

Rama “përplaset” me gazetaren: Jeni bërë si Fevziu të gjithë

spot_img

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka qenë i ftuar në studion e “Review” në Euronews Albania.

Përpos fushatës elektorale, Rama është ndalur edhe të arritjet e qeverisë së tij përgjatë këtyre viteve, por edhe te kritikat e opozitarëve duke lënë të kuptohet se janë “fluska sapuni” pasi e vërteta është krejt ndryshe nga çfarë thonë kundërshtarët.

Ndërkohë gjatë bisedës, teksa Rama ishte duke folur me shifra, drejtuesja e këtij emisioni, Jonida Shehu po kontrollonte në telefonin e saj, gjë e cila i tërhoqi vëmendjen kryeministrit i cili e kritikoi duke e krahasuar më tej me drejtuesin e emisionin “Opinion”, Blendi Fevziun.

Pjesë nga biseda e Ramës në studio (e zbardhur jo në rrjedhë kronologjike)

Rama: Shqiptarët i ndjejnë i perceptojnë dhe shohin jetën e përditshme. Ti nuk mund ti thuash s’ke ujë kur shumica kanë ujë. Pastaj nuk mund ti thuash nuk ka drita, se shumica dërrmuese e dinë shumë mirë që ne i kemi dritat 

Jonida Shehu: Arritje e madhe është uji dhe dritat në 2025 

Edi Rama: Po të shpjegoj shqiptarët se më bërë pse shqiptarët janë, e lë të kuptohet, kanë të ulët e kanë nivelin e durimit. Pse janë të duruar?  

Jonida Shehu: Kam parasysh një grua, nuk e kam marrë legalizimin, aman kam durim, do pres dhe do votoj PS se jam socialiste.  

Rama: Një minutë. Të jesh socialist është të kesh sensin e gjërave të kuptosh sensin. Pensionistët pse votojnë? Këta i bëjnë budallenj, komunistë matufë. Ajo grua më dëgjon mua me shumë vëmendje se ka hallin e legalizimin dhe ajo më dëgjon mua dhe kur bën verifikimin shikon dhe thotë po më vjen e mua radha se u bënë 270 mijë. Nuk është e kënaqur që nuk i është bërë legalizimi. Tani mos mu bëni si Fevziu që të gjithë shikoni telefonin. Fokusohu këtu.

Jonida Shehu: Kam të gjithë vëmendjen këtu. Po po shikoja disa shifra, unë po bëj punën time e qetë.

Rama: Po lëri shifrat…..

Lajmet e fundit