spot_img
spot_img

Rama publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari, i cili i drejtohet me kërkesën ironike për dorëheqje, duke renditur një sërë arritjesh të qeverisë gjatë viteve të fundit.

Në postimin e tij, Rama shkruan se e mirëkupton kërkesën dhe e pranon “përulësisht”, ndërsa qytetari përmend transformimet urbane e rurale, zhvillimin e turizmit, hapjen e negociatave me BE-në, rritjen e pagave dhe përmirësimet në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë.

“Mirëmëngjes

dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një ditë të qetë

Manifesti i (s) dorëheqjes

Është ndoshta fjala më e konsumuar në lëmin virtual, ndaj po ta risjell edhe unë si ‘Millennials’ me shpresën që “Gen Z” nuk do më denigrojë me komente.

Para se të vijoj po ju them, (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.

Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).

Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.

Dorëhiqu për aeroportet!

Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!

Dorëhiqu për negociatat që u hapen!

Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.

Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!

Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.

Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!

Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.

Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.

Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.

Ose mendoje kështu: Dorëhiqu…në 2030!

Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri”, përfundon postimi.

Lajmet e fundit