Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë (24 gusht) ministrat e kabinetit qeveritar, në një takim ku në fokus ka qenë puna e bërë gjatë vitit të parë të mandatit të katërt qeverisës, si edhe prioritetet dhe objektivat për vitin e dytë të mandatit. Pjesë e mbledhjes ka qenë edhe ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, “Diella”.
Gjatë një bashkëbisedimi me të, kryeministri Rama e pyet për ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, për të cilën “Diella” shprehet se përvoja e saj në shërbimin publik, është vlerë për punën kolegjiale dhe bashkëpunimin mes ministrive.
Sipas “Diellës”, bashkëpunimi i qartë mes ministrive është thelbësor për t’i kthyer prioritetet e kabinetit në rezultate konkrete për qytetarët, ndërsa përvoja e Kumbaros merr vlerë të plotë përmes bashkërendimit dhe rezultateve të prekshme.
“Prania e saj e plotëson më tej njësinë e përbashkët të punës. Mirela Kumbaro, ministre e Arsimit, është një kolege me përvojë të çmuar në shërbimin publik. Bashkëpunimi i qartë mes ministrive është ajo që i kthen prioritetet e kabinetit në rezultate për qytetarët.
Përvoja e saj në shërbimin publik është një vlerë për punën kolegjiale. Ajo merr forcë të plotë kur shndërrohet në bashkërendim të qartë dhe rezultate të prekshme për qytetarët”, tha Diella.



