spot_img
spot_img

Rama sulmon Lutfi Dervishin, pas debatit të tij me deputeten e PS: S’ka as shkollë, as një ditë punë, vetëm merret me llafe

spot_img

Debati i disa ditëve më parë mes analistit Lutfi Dervishi dhe deputetes socialiste Briseida Çakërri vijon të prodhojë reagime. Gjithçka nisi nga një pyetje që Dervishi i drejtoi deputetes gjatë një interviste: “Si e shpjegon shpartallimin e euros?“, ndërkohë që në përgjigjen e saj Çakërri u shpreh shkurt: “Është forcuar leku!”.

Deklarata e deputetes e cila theksoi se kishte përfunduar studimet universitare për Financë, u bë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe nxiti komente të shumta.

Për këtë debat është ndalur së fundmi edhe kryeministri Edi Rama, ku gjatë një takimi mesditën e kësaj të premte me sipërmarrësit, kreu i qeverisë kritikoi analistin, pa ia përmendur emrin, por duke iu referuar qartë episodit të përfolur.

“Po e mbyll me njërin, se e pashë në një nga këto fast food-et që sjell algoritmi. I thoshte me një pamje prej kompetenti, por një personazh që nuk ka asnjë atribut që të mbështesë kompetencën e vet, as shkollë për ekonomi e financë, as ndonjë trajnim për ekonomi e financë, asnjë ditë punë gjëkundi, përveçse në industrinë e llafeve dhe thashethemeve”, tha Rama, teksa vazhdoi më tej duke i dhënë të drejtë deputetes së tij.

Sipas kryeministrit, interpretimi se euro “ka rënë” është i gabuar, pasi sipas tij fenomeni duhet parë si një forcim i monedhës kombëtare.

“E thoshte: “Po mirë, pse ka rënë euro?” Dhe kur dëgjoj përgjigjen më të natyrshme se është forcuar leku, sikur kapi gabim dikë që dha një gafë. E vërteta është që nuk ka rënë euro, por që është rritur leku. Leku është pasqyrë e një ekonomie tjetër që nuk është ekonomia që ka qenë para 5 vitesh”, tha Rama më tej.

Lajmet e fundit