spot_img
spot_img

Rama video-kartolinë lamtumire për Fatos Nanon: Miku im i rigjetur, do mbajë vendin e nderit në familjen tonë të madhe

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një videokartolinë lamtumire  për ish-kryetarin e ndjerë të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Kreu i qeverisë thotë se Nano do të mbetet përgjithmonë në kujtimet e tij dhe se ai ka vendin e nderit në historinë e familjes socialiste.

“Dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore”, shkruan Rama.

Lajmet e fundit