24.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rastësia që e futi në ushtri, vajza nga Fieri që theu barrierat: Babi më tha ik o dreq, ndërsa shefi kërkoi të “zbukurohesha”

    Elona Likaj është vajza nga Fieri që theu barrierat për ushtrinë. Ajo tregoi të gjithë historinë e jetës, nga fillimet e saj ku punonte në një ndërrmarrje dhe e trajtonin ndryshe për shkak të stilit të saj si djalë.

    “Femrat deri diku mendoj unë përdoren, për shembull nëse unë kisha një mendim për punën, më shumë dëgjohej një femër e bukur sesa unë. Për shembull, në zyrë më shumë dëgjohet një femër që kishte flokët kaçurrelat e rregulluara, se sa unë.

    Edhe më thotë shefi që duhet të ndryshosh. Shkoj në shtëpi dhe i them babit që do të ndryshoj. Me rrogën e parë, shkoj blej rroba dhe ndryshova. Kur u ktheva në punë më shikonin meshkujt ndryshe, ndërsa ata që rrija përditë më thoshin ‘hë me ndryshove dhe ti’”, tregon ajo.

    Më tej, ajo zbuloi se si i lindi dëshira për tu bërë pjesë e ushtrisë dhe pasionin e madh që ka për këtë profesion:

    “Më ka lindur dëshira për ushtri në momentin që u futëm në NATO. Hyja në internet dhe shikoja ato ushtaret dhe vija re që kishin stilin tim. I thosha babit që si këto dua të bëhem, ndërsa babi ma kthente “ik o dreq”.

    Gjeta veten në ushtri, më kanë mbështetur shumë dhe ja fitova zemrën me këtë tipin e djalit.

    Kur kam ardhur në Tiranë, kam bërë një specializim se unë di dy gjuhë të huaja. Në ushtri të duhet shumë anglishtja.

    Atëherë nisa një kurs dhe një ditë kam parë një vajzë që rrinte me kryeministrin. Shkova ta pyesja, ajo fillimisht nuk po më fliste se ishte në orar pune. Ajo më tregoi se ishte kampione  Taekwondos. Kjo gjë për mua nuk funksiononte”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit