23.5 C
Tirana
E diel, 27 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Reagon familja e Gjestit pasi u godit nga Jozi: Jemi krenarë për të që zgjodhi…

    Familja e Gjestit ka reaguar përmes një deklarate publike në lidhje me ngjarjen e paprecedentë të ndodhur në Big Brother Vip, ku Jozefin Marku qëlloi me shpullë Besart Kelmendin.

    Familja e Gjestit shprehet se janë të tronditur dhe se një akt i tillë është i patolerueshëm, por krenarë për Gjestin që nuk reagoi dhe ruajti qetësinë.

    Reagimi i plotë:

    Ende jemi të tronditur dhe me një dhimbje shumë të madhe në zemër nga ajo që ndodhi mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP. Pamjet e dhunës fizike ndaj Gjestit ishin të vështira për t’u parë dhe akoma më të vështira për t’u përjetuar si njerëz që e njohim, e duam dhe që e dimë sa zemërmirë dhe i pastër është.

    Askush nuk meriton të dhunohet – as brenda një loje, as jashtë saj. Gjesti hyri në atë shtëpi me respekt, me edukatë dhe me zemrën plot mirësi. Nuk e meritoi kurrë një përballje të tillë të dhunshme.

    Dhimbja që ndjejmë është e madhe, por jemi krenarë për të. Krenarë që edhe në atë moment, zgjodhi të mos reagojë me dhunë. Krenarë që qëndroi i fortë dhe i qetë, edhe kur u sulmua padrejtësisht.

    Ky postim nuk është vetëm një reagim. Është një thirrje. Për drejtësi. Për reflektim. Për njerëzi. Sepse dhuna nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë pjesë e asnjë formati, asnjë loje, asnjë shoqërie që pretendon të jetë e shëndetshme.

    Faleminderit nga zemra të gjithëve ju që jeni në krah të Gjestit. Dashuria juaj i jep forcë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit