14.5 C
Tirana
E martë, 16 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    REPLIKAT/ Deputeti i PS akuzon Jorida Tabakun: Po na bullizon

    Gjatë raportimit të kreut të Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja për inceneratorin e Elbasanit, ka pasur përplasje mes deputetëve të opozitës dhe të maxhorancës. Përplasja ka qenë mes deputetit të PS Besjan Ajazi dhe kryetares së komisionit Jorida Tabaku.

    Debati në komision

    Boçi: Sa të ardhura fiton nga inceneratori?

    Llatja: Impianti i prodhimit të energjisë ka një problematikë për çmimin ka 2 kategori çmimesh, i pari pritet një vendim gjykate për caktimin e vendimit final. ERE ka vendosur një çmim dhe ka kërkuar një çmim tjetër. Është çmim  variabël që s’di të ta them se përcaktohet nga çmimi i energjisë. Ne do  të fillojmë kontaktet me zyrtarë dhe me OSHEE për të pasur mundësi.

    Boçi: Në 2017 në momentin e inagurimit të inceneratorit krahas centralit Rama tha se në sajë të prodhimit të fuqisë avullore do ndërtohen pranë inceneratorit sera 200 hektarë nga bashkia madje do jepen me koncension. A keni ju një projekt të tillë? Rama besoj e ka shpikur nga mendja?

    Llatja: Fusha e Elbasanit është aseti më i madh bujqësor që kemi në Elbasan. Çdo vit është rritur prodhimi. Momentalisht me ça kam parë të pjesa e studimit të vizibilitetit është një shifër që flitet 12 metër ton kub avull në orë që mund të shërbejë për sistemin e vendosjes së impianteve të  serave pëër ngrohjen e tyre sidomos gjatë dimirit.

    Kur ta marrim do shohim të gjitha mundësitë ekonomike për ti ardhur në ndihmë pasi ajo është një ndërmarrje shtetërore dhe në thelb është mirqeverisja e saj. Nëse është në dobi të qytetarëve të Elbasanit dhe teknikisht e mundur do bëhet. Në thelb është mirëqeverisja dhe do shihet nëse është në dobi të banorëve të Elbasanit patjetër që do bëhet.

    Boçi: Rama ka thënë se është teknikisht e mundur madje ka deklaruar se ka projekt nga bashkia 200 hektarë. Ai mohon atë që ka thënë Rama. Impianti i avullimit të serave që të ndërtohej ishte detyrim. Unë po them ekziston projekti apo jo, ai po thotë që nuk ekziston. Mos ndërhyni… unë kam kaq vite që merrem me këtë çështje.

    Besjan Ajazi: E kemi ftuar Llatjan si kryetar bashkie apo në cilësinë e ekspertit të kontratave koncensionare apo si ekspert mjedisi. Brenda fushës së kompetencave e cakton ligji. Një kryetar bashkie nuk është as ekspert kontratash as ekspert mjedisor. Kini respekt minimumi i respektit është ta dëgjoni tjetrin. Mirë vetëm ne paragjykojmë dhe vetëm ne bëjmë të këqija.

    E para çështja është që ne duhet të jemi korrekt me atë që na cakton ligji. Nuk mund të jeni abuziv filluam me abuzim dhe do mbarojë në abuzim. Të gjithë dashamirësinë e keni për ta vazhduar këtë komision por s’mund të jemi abuzivë marrim mikrofonin e nuk dimë çfarë themi. U tha nga Zoti Boçi… Kjo është procedurë sepse jemi kundër rregullores dhe ligjeve që përcaktojnë mbarëvajtjen e këtij komisioni.

    Jorida Tabaku: Ju kemi duruar nga ora 10, e mbajtët peng Komisionin. S’e mban dot më peng komisionin…

    Besjan Ajazi: Ruaj qetësinë.

    Jorida Tabaku: Jam shumë e qetë

    Besjan Ajazi: Të lutem ta mbaroj pak… Se edhe pyetjet s’janë pafund.

    Tabaku: Suflerin s’e bën dot

    Ajazi: Unë ju bëra thirrje si nënë dhe si grua, menaxhojeni mirë këtë situatë sepse nuk ju shkon. Me ne mund të bëni çtë doni por nuk ju shkon të bullizoni kolegët tuaj të partisë.

    Tabaku: Çlidhje ka si nënë kjo? Patetike!

    Ajazi: Mos bullizoni kolegët tuaj, se po bëni përkthyesin për pyetjet e kolegëve

    Tabaku: Nuk më komplekson as mua as Boçin fare me këtë. Më vjen mirë që ngritëm humorin pak. Zoti Boçi nuk dua t’ju bullizoj me të vazhdojë Dhima. (Ironi)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit