14.5 C
Tirana
E premte, 10 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Revoltohet Adriatik Lapaj: O zotëri, unë s’jam anonim. I kam shpallur luftë Ramës, por ai nuk guxon të përballet me mua

    Në studion e “Opinion” këtë të enjte “plasi” një debat që u iniciua nga disa akuza të Arlind Qorit sa i takon hapësirës televizive që i është dhënë vitet e fundit.

    Duket se ai që e tejkaloi më lehtësisht 1 orë e 15 minuta ‘tension’ ishte Adriatik Lapaj i cili nuk hezitoi të citojë objektivat e tij për zgjedhjet e 11 Majit.

    “Këtu nuk ka as të majtë, as të djathtë. Në këto 34 vite, e kanë ndarë popullin në tifozë, gjasme këta janë të majtë… Ç’lidhje ka e majta me një kryeministër që mban avion personal? E majta është kursim, apo jo?! Kjo ndarja në tifozë, ti je ballist ose ti je komunist është fiktive. Nuk është e vërtetë!

    Përtej kamerave nuk është ajo ndarje. Kur fiken kamera nuk e kanë atë konfliktin. Lufta nuk është mes të majtëve dhe të djathtëve, është mes pengmarrësve që e kanë marrë peng këtë vend dhe e trajtojnë me procedurë këtë Republikë dhe një populli të marrë peng”, tha ai.

    Teksa thotë se “derën e ka të hapur” për partitë e reja, Lapaj tha se “luftën” e ka vetëm me kryeministrin e vendit Edi Rama, të cilin e ka ftuar edhe për debat.

    “Me këtë e kam unë luftën, s’e kam me këta! Nëse shqiptarëve nuk ju pëlqej unë, por e duan ndryshimin, le të votojnë këta”, shtoi Lapaj.

    I pyetur se pse “kreu i qeverisë duhet të dalë përballë tij në debat, Lapaj dha këtë përgjigje:

    “Unë si person fizik e juridik flas, kërkoj e përgjigjem për veten time! Unë i kam thënë kryeministrit, zotëri është standard botëror.

    Kryeministri, presidenti që garon për të mbajtur postin duhet të garojë me rivalët e vet politikë, a jam unë, a janë këta?

    Caktojeni edhe ju gazetarët që bëni ftesat, e caktojnë edhe sondazhet. Zotëri, unë tek sondazhi i Euronews unë dal 46% pëlqyeshmëri, s’mund të më trajtosh si anonim. Ky është fakt”

    Kryetari i “Shqipëria bëhet” e mbylli retorikën e tij duke thënë “se do e shohim pas zgjedhjeve”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit