spot_img
spot_img

Revoltohet Artan Fuga: Nuk ka turp më të madh se të jetë ditë pushimi zyrtar dita e ballokumes!

spot_img

Artan Fuga thotë se nuk ka turp më të madh, se sa shpallja ditë pushimi, dita e ballokumes.

“Nuk ka turp më të madh se të jetë ditë pushimi zyrtar dita e ballokumes!

Dita e vjeshtës, e verës, e diellit, e eklipsit të hënës, e rrushit pa fara, e fiqve të thatë, e mollës së ndaluar dhe e kosit me kripë!

Tregon se në ç’gjendje letargjie dhe parazitizmi jemi zhytur.

Tregon gjendjen e psikologjisë sonë kolektive!

Unë them të marrim mënynë e ndonjë pastiçerie a restoranti dhe ta fillojmë me radhë:

Dita e akullores

Dita e hashures

Dita e vajit në lakra

Dita e fasules me pilaf

Dita e kadaifit

Dita e picës katërdjathrat!

Dita e specave të mbushur.

Dita e byrekut do të ishte vërtet e suskesshme, turistët vdesi për byker!

U ç’u lodhëm me gjithë këto pushime!

Mjaft se u këputëm”, shkruan ai.

Lajmet e fundit