28.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rezart Veleshnja tregon pse nuk flet me Fjoralba Ponarin

    Aktori i “Portokalli”, Rezart Veleshnja, tregoi në një intervistë për “Top Arena” se nuk flet me moderatoren Fjoralba Ponari.

    E pyetur nga moderatorja Alesia Bami se me kë nuk flet në “Portokalli”, ai u përgjigj:

    “Që s’flas? Fjoralba Ponari, nuk flas. Ja ta them unë që edhe portalet neser të marrin ca lekë.”

    Portalet nuk i marrin lekët nga kjo që thotë Rezarti, por sidoqoftë është tjetër çështje kjo. Rikthehemi te arsyeja pse nuk flasin. “Nuk i flas se nuk më flet,” shtoi ai.

    Aktori nuk zbuloi të tjera detaje, por ne mendojmë se e dimë arsyen. Në qershor të një viti më parë, ai foli me lëvdata për ish-moderatoret e “Portokallisë” asokohe, Xhemi Shehun dhe Eneda Tarifën.

    “Nuk do vinë më moderatore si Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa. Iku koha e vlerave, është koha e antivlerave dhe e… Kishin sy në skenë dhe ishin plot sharm,” shkroi Veleshnja.

    “E pazëvendësueshme, profesioniste dhe mall për ty,” shkroi ai për Xhemin. Kujtojmë se asokohe, Fjoralba moderonte “Portokallinë”.

    Rezart Veleshnja tregon pse nuk flet me Fjoralba Ponarin

    Rezart Veleshnja tregon pse nuk flet me Fjoralba Ponarin

    Rezart Veleshnja tregon pse nuk flet me Fjoralba Ponarin

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit