14.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rikthimi pa bujë i Pandeli Majkos…

    Për herë të parë pas 30 vitesh si pjesë e Partisë Socialiste, Pandeli Majko nuk mundi të fitonte deputetin në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

    I bindur se PS-ja do të merrte 20 mandate në Qarkun e Tiranës, i renditur vet i 19-i, Pandeli Majko, fajësoi një vit më parë sistemin elektoral, ndoshta edhe më të drejtë sa kohë që në Kuvend u fut edhe djali i Aqif Rakipit, Orlando, pa asnjë eksperiencë politike dhe vetë ai “veterani’ i PS-së mbeti jashtë saj.

    Mori mbi 8 mijë vota, por nuk theu dot herësin për Tiranën.

    Pas 25 prillit, ai mbajti një profil të ulët dhe u rishfaq në media për atë që ka qejf të flasë më shumë, Kosovën, lëshoi disa thumba për “Ballkanin e Hapur” dhe foli më së shumti për luftën në Ukrainë.

    Me rifillimin e garës për postin e presidentit, hapur zyrtarisht nga PS-ja një ditë më parë, Pandeli Majko, renditet ndër emrat e parë të përfolur në tavolina dhe rreth deputetësh për postin e presidentit apo thënë ndryshe pasuesin e Ilir Metës, për të cilin fillimisht Majko nuk firmosi për ta shkarkuar, por në fund bashkoi votat në votimin e fundit të tij si deputet.

    Qysh prej atëherë, dhe largimit të zhurmshëm të tij nga lista e deputetëve të PS-së, Pandeli Majko heshti. Për t’ju kthyer një shansi të dytë; Në mandatin e shtatë si deputet, pasojë e një vendimi jo komod për të zëvendësuar kolegun e tij Alqi Bllako ndaj të cilit është lëshuar një urdhër-arrest nga SPAK

    Pandeli Majko sipas të gjitha gjasave do t’i rikthehet Kuvendit, i pari emër që i takon mandati pas largimit të Alqi Bllakos, ndaj të cilit (jo nominalisht si emër por si figurë e re politike), Majko i vendosur në vijën e zjarrit për Tiranën do të justifikonte në fushatë vendimin e Ramës se, ata “veteranet” nuk mundej të qëndronin në krye të listës dhe t’i kërkonin socialistëve votën për “disa të rinj të panjohur”.

    Një prej të rinjve të panjohur në PS, Alqi Bllako fitoi si i renditur i 17-i në listë, ndërsa Majko u “dogj”.

    Si për ironinë e fatit, atij po i kthehet vendi në Kuvend nga një deputet i “ri” pavarësisht mënyrës.

    Alqi Bllako është drejt dorëheqjes si deputet pa pritur vendimin e Këshillit të Mandateve që do të mblidhet të mërkurën.

    Pandeli Majkos i mbetet vetëm një vendim për të marrë. Nëse do ta pranojë postin e deputetit, apo do të vijojë të “gjejë“ veten e tij në një tjetër “jetë” që nuk ka lidhje me politikën, siç edhe premtoi pas zgjedhjeve të 25 Prillit, kur tha se mbi shpinë (krahas eksperiencës politike) ai kishte edhe dy diploma…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit