spot_img
spot_img

Rogerti bëri një këngë me emrin e saj, Selin tregon nëse do e hedh në gjyq ish-banorin e BBV

Pas triumfit në edicionin më të fundit të Big Brother VIP Albania, fituesja Selin ishte e ftuar në emisionin Ndryshe me moderatorët Salsano Rrapi dhe Elona Duro, ku ndau përjetimet e saj nga eksperienca brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Në intervistë, ajo foli hapur për emocionet e forta që ka përjetuar gjatë qëndrimit në format, duke e cilësuar këtë eksperiencë si një pikë kthese në jetën personale dhe profesionale. Ajo theksoi se rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë, pasi përveç momenteve të bukura dhe lidhjeve të krijuara, është përballur edhe me tensione dhe përplasje me disa prej banorëve.

Ndër konfliktet më të përfolura kanë qenë ato me Miri dhe Rogert, ky i fundit duke e çuar situatën përtej reality show-t me deklarata të forta publike. Madje, ai ka përmendur mundësinë e një përballjeje ligjore, duke shtuar edhe më shumë interesin dhe debatet në publik.

E pyetur nëse ka pasur komunikim me të pas daljes nga shtëpia, Selin u shpreh se nuk ka pasur asnjë kontakt dhe nuk e sheh të nevojshme të përfshihet në procese gjyqësore, pavarësisht sugjerimeve që ka marrë. Ajo përmendi gjithashtu se është në dijeni të një kënge të realizuar nga Rogerti në bashkëpunim me një artist tjetër, por nuk ka ndërmend të reagojë ligjërisht.

“Në fakt, jam e informuar. Rogerti, së bashku me një këngëtar, ka bërë një këngë për të cilën shumë më kanë sugjeruar që ta hedh në gjyq. Në fakt, nuk kam patur komunikim me Rogertin. Unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë që me një person si Rogerti nuk do të kishte kurrë vend në jetën time. Kështu që, për të njëjtën arsye, as nuk i kam shkuar mbrapa këtyre procesve gjyqësore.”

Në fund, ajo dha një mesazh të qartë për distancimin e saj nga kjo situatë, duke theksuar se është e përqendruar te vetja dhe rrugëtimi i saj. Sipas saj, nuk ka vend për persona që nuk përputhen me vlerat dhe zgjedhjet e saj, ndërsa uroi që secili të ndjekë rrugën e vet me sukses.

“Më beso që jam aq e plotësuar me ato të mirat dhe të këqijat e mia, sa nuk kam vend për një Rogert. Uroj që vërtetë t’i ketë ecur mbarë, nëse ka pretenduar se do t’i ecë mbarë.”

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit