spot_img
spot_img

Ronela Hajati shfaqet në club duke pirë: Dola për të harruar, ndiej dhimbje

spot_img

Ronela Hajati, ka reaguar sërish pas performancës së djeshme në Eurovision, ku fatkeqësisht nuk ia doli të hyjë në finale.

Kjo nuk është pritur shumë mirë nga publiku, i cili ka shpërthyer në komente. Mirëpo, kjo gjë nuk e ka shqetësuar Ronelën, pasi ajo ka dalë menjëherë për të pirë në club.

Ajo ka theksuar se ndjen dhimbje në gjoks se nuk hyri në finale, por performanca ka marrë 1 milion klikime.

“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është një million.

Akoma e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! Ju dua”, ka shkruar Hajati.

Lajmet e fundit