spot_img
spot_img

Ronela Hajati shpërthen ndaj urrejtjes në rrjetet sociale: Të vjen turp nga ato që lexon

spot_img

Ronela Hajati ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së urrejtjes dhe komenteve fyese që qarkullojnë çdo ditë në rrjetet sociale. Këngëtarja ndau një mesazh në InstaStory, ku shprehu zhgënjimin për mënyrën se si është degraduar komunikimi në platformat online.

Artistja u ndal te niveli i komenteve, të cilat i cilësoi të papranueshme, duke theksuar se shpesh ato vijnë edhe nga persona të rritur, me familje dhe përgjegjësi.

“Përfundimisht grada e nivelit të komenteve në përgjithësi në rrjete sociale është ZH… Të vjen turp t’i lexosh, jo më t’i shkruash! Burra dhe gra në moshë, njerëz me familje, një fjalor dhe një mendje e prishur”, shkroi ajo.

Ronela u shpreh se e shqetëson fakti që shumë figura publike bëhen vazhdimisht objekt sulmesh dhe ofendimesh në internet, duke e konsideruar këtë një fenomen që po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha.

Në fund të reagimit, këngëtarja u bëri thirrje kritikuesve të përdorin kohën dhe energjinë për të përmirësuar jetën e tyre, në vend që t’i shpenzojnë duke përhapur negativitet ndaj të tjerëve.

“Të shfrytëzonit gjithë këtë kohë që merreni me këtë mllef, për të rregulluar punët tuaja, më mirë do ishte ky popull”, përfundoi ajo.

Lajmet e fundit