7.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rrëfehet kampioni që po mbron qytetin: Ndeshja më e madhe e jetës sime

    Ish-ylli i boksit Vladimir Klitschko ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat britanike, ku tregoi realitetit e frikshëm të luftës ndërsa lufton përkrah vëllait të tij ndaj trupave të Vladimir Putin.

    Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, së bashku me vëllanë e tij Vitali, që tashmë është kryebashkiaku i Kievit, kanë rrëmbyer armët për të penguar hyrjen e trupave ruse në kryeqytetin e Ukrainës dhe më herët janë shprehur se janë të gatshëm të vdesin për vendin e tyre.

    45-vjeçari përsëriti thirrjen drejtuar komunitetit ndërkombëtar që Rusia të ndalohet të marrë pjesë në të gjitha kompeticionet sportive.

    Të hënën, Vladimiri postoi një video ndërsa vizitonte maternitetin e Kievit, ky 82 foshnje kanë lindur që prej nisjes së invazionit më 24 shkurt.

    Gjatë intervistës për Daily Mirror, Vladimir Klitschko shprehet: “Boksi është një sport, ndërsa kjo është luftë. Njerëzit tanë po vdesin. Gjatë bisedës me ju, gra, fëmijë, civilë të pafajshëm janë sulmuar me bomba dhe raketa. Njerëzit thonë se kjo është ndeshja më e madhe e jetës sime dhe jam dakord me ta”.

    Në fund, Vladimir falënderoi britanikët për mbështetjen dhe ftoi komunitetin ndërkombëtar që të shtojë përpjekjet për të ndaluar agresionin rus.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit