5.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rreshterja që prej 20 viteve rregullon makinat e Forcave të Armatosura

    Rreshtere Entela Troqe e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është nga ato vajza që çdo ditë e kalon me makinat e forcës tokësore, në një pozicion që gjithmonë është konsideruar si një punë burrash por që ajo e ka me shumë pasion gjetjen e defekteve të makinave të FA dhe rregullimin e tyre. Entela është bërë pjesë e promovimit të Ministrisë së Mbrojtjes për shkak të detyrës specifike.

    Ajo është rreshtere, me detyrë zv.komandante e togës së mirëmbajtjes dhe drejtuese e grupit të shërbimeve në batalionin e forcës tokësore. Është pjesë e FA prej gati 20 vitesh. Dëshira  për të mbajtur këtë uniformë vjen që nga fëmijëria sepse babai i saj ka qenë ushtarak.

    Detyra e saj konsiston në evidentimin e problematikave te teknikës së transportit. Është një punë që e bën me shumë pasion pavarësisht paragjykimit se në përgjithësi nuk bëhet nga gratë e vajzat.

    Në klipin promovues të ministrisë së Mbrojtjes ajo është shprehur se nuk ka bërë kurse teknike që nga koha kur u pajis me lejen e drejtimit. Por kur kanë ardhur disa herë ekipet amerikane në forcën tokësore ku ka qenë pjesë e trajnimeve për teknikat e reja.

    I gjithë klipi promovues është bërë në ofiçinën e makinave të Forcave të Armatosura. Dhe aty shquhet Entela me disa kolegë meshkuj që merren me rregullimin e makinave të FA.

    Ajo tha se nuk është ndjerë e paragjykuar në punën e saj ndërsa shtoi se ka shumë bashkëpunim me kolegët.

    Ndër të tjera ajo theksoi se nuk e ka problem që të bëjë duart pis.

    “Vërtetë mund të mendohet si punë për meshkuj apo punë e vështirë por jo unë them se e kam gjetur veten shumë e mirë. Gjëja kryesore që jemi në Forcat e Armatosura është bashkëpunimi dhe në asnjë moment nuk të bën askush të ndihesh e paragjykuara. Në fillimet e mia merreshe me dokumentacionin.  Më pas u mora me rregullimin e makinave. Nuk e kam problem  t’i bëjë duart pis”- tha ajo.

    Troqe e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është nga ato vajza që çdo ditë e kalon me makinat e forcës tokësore, në një pozicion që gjithmonë është konsideruar si një punë burrash por që ajo e ka me shumë pasion gjetjen e defekteve të makinave të FA dhe rregullimin e tyre.

    Ajo u shpreh se edhe bashkëshortin e ka njohur në punë.

    Sipas saj në kohën kur u njoh me partnerin, të dy ishin pjesë e Forcave të Armatosura.

    “Bashkëshortin e kam njohur në ushtri. Duke qenë se ne kemi shumë shtërvitje, operacione dhe misione që marrim pjesë dhe jemi nën stop në ndihmë e emergjencave civile kishim mundësi që të njihemi me njëri-tjetrin. Ishim të dy pjesë e forcave të Armatosura”- tha ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit