11.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rritet mosha e daljes në pension, si ndryshon skema për burrat dhe gratë

    Gratë do dalin në pension 61 vjeçe e 6 muaj këtë vit. Mosha është rritur me dy muaj, sipas vendimit që rrjedh nga reforma e vitit 2014 për tregun e sigurimeve shoqërore në Shqipëri.

    Mosha e daljes në pension për gratë është rritur ky janar. Nese në vitin 2022, një grua duhet të kishte 37 vite e 8 muaj, vjetërsi pune për të dalë në pension 61 vjeçe e 4 muaj, këtë vit ajo del në pension kur të mbushë 61 vjeç e 6 muaj.

    Ndërkohë, për burrat mosha për të dalë jashtë sistemit të punës është 65 vjeç dhe do të mbetet e pandryshuar edhe për 10 vitet në vazhdim. Por, për ta ndryshon portofoli i sigurimeve shoqërore. Pra, vjetërsia e punës që deri vitin e kaluar njihej për  37 vjet e 8 muaj, për vitin 2023 ajo do të njihet për 38 vjet.

    Prej 8 vitesh, skema e pensioneve  ndryshon, si rrjedhojë e reformës së vitit 2014, dhe pritet të ndalet në vitin 2056, kur mosha e daljes në pension të barazohet në 67 vjeç.

    Të dhënat nga sigurimet shoqërore tregojnë se pensioni mesatar në vendin tonë është 15 mijë lekë, ndërkohë që përfitues të pagesave mujore janë 670 mijë individë.

    Llogaritet që çdo vit, rreth 40 mijë qytetarë dalin nga tregu i punës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit