13.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Rrogat e para ia dorëzonim nënës”, Marina dhe Luana tregojnë arsyen!

    Marina dhe Luana Vjollca kanë kujtuar së fundi fillesat e karrierës së tyre. Dy motrat, që arritën të kthehen që të dyja në moderator të njohura, rrëfyen se dikur, të gjithë rrogën që merrnin ia dorëzonin të ëmës. Arsyeja ishte ndryshe nga sa mund ta mendonim.

    “Ne e dorezonim rrogen që të dyja në shtëpi, e mernim të dyja njëkohësisht dhe ia jepnin mamit, e cila na jepte vetëm 10 mijë lek që ne të mos ndiheshim të pavarura, ‘Që mos iu marrë koka erë’”, na thoshte mami”, rrefyen ato në Top Channel.

    Marina prej disa muajsh është bërë nënë vetë, e madje nënë e një vajze. Me siguri, kur vogëlushja e saj do të rritet dhe ca, ajo do ta kuptojë më mirë përgjegjësinë që ka për edukimin e së bijës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit