16.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rusia pyet Shqipërinë: A duhet anëtarësuar Ukraina në NATO?

    Ministria e Jashtme ruse u ka përcjellë të gjitha vendeve anëtare të NATO-s një letër ku shpreh shqetësimet e veta të sigurisë dhe cilëson si të papërgjegjshëm zgjerimin e aleancës pranë kufijve të saj, duke nënkuptuar këtu anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës.

    Letra i është përcjellë përmes Ambasadës Ruse në Tiranë edhe Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Në këtë letër, Rusia kërkon përgjigje edhe nga Shqipëria në lidhje me këndvështrimin që ka në lidhje me atë që e quan detyrim për të mos cenuar sigurinë e saj.

    “Ne duam të marrim një përgjigje të qartë për pyetjen se si partnerët tanë e kuptojnë detyrimin e tyre për të mos forcuar sigurinë e tyre në kurriz të sigurisë së shteteve të tjera në bazë të përkushtimit ndaj parimit të sigurisë së pandashme. Sa synon konkretisht Qeveria juaj ta përmbushë këtë detyrim në aspektin praktik në rrethanat aktuale? Nëse e refuzoni këtë detyrim, ju kërkojmë ta shprehni qartë këtë”, thuhet në mesazhin e Ministrisë së Jashtme ruse.

    Letra ruse për të gjitha vendet anëtare të NATO-s është interpretuar si “kalë Troje” i Moskës për të identifikuar brenda aleancës ushtarake të perëndimit shtetet që mund të vendosin veto për anëtarësimin e Ukrainës.

    Në këtë mesazh, Rusia i kërkon qëndrim Shqipërisë mbi një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, për të cilat akuzon Perëndimin se po i shkel, apo interpreton sipas interesave të veta duke shpërfillur interesat legjitime të Moskës.

    “Përgjigjet e SHBA-së dhe NATO-s ndaj propozimeve tona të marra më 26 janar 2022 demonstrojnë dallime serioze në kuptimin e parimit të sigurisë së barabartë dhe të pandarë, që është thelbësor për të gjithë arkitekturën evropiane të sigurisë. Ne besojmë se është e nevojshme të sqarohet menjëherë kjo çështje, pasi ajo do të përcaktojë perspektivat për dialogun e ardhshëm”, thotë Rusia.

    Rusia thotë se kërkesa e saj për moszgjerim të mëtejshëm të NATO-s në Lindje buron nga Karta për Sigurinë Europiane që formuloi parimin e pandashmërisë së sigurisë.

    “Parimi nënvizoi të drejtën e çdo shteti pjesëmarrës për të qenë i lirë për të zgjedhur ose ndryshuar marrëveshjet e tij të sigurisë, duke përfshirë traktatet e aleancave, ndërsa ato zhvillohen, si dhe të drejtën e çdo shteti për neutralitet. I njëjti paragraf i Kartës i kushtëzon drejtpërdrejt këto të drejta me detyrimin e secilit shtet për të mos forcuar sigurinë e tij në kurriz të sigurisë së shteteve të tjera.

    Ai thotë më tej se asnjë shtet, grup shtetesh apo organizatë nuk mund të ketë ndonjë përgjegjësi kryesore për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në zonën e OSBE-së ose nuk mund të konsiderojë ndonjë pjesë të zonës së OSBE-së si sferën e tij të ndikimit”, deklaron Moska.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit