21.5 C
Tirana
E mërkurë, 8 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sa e fortë është pasaporta shqiptare: Nga 199 shtete, renditet në vendin e 91

    Pasaporta shqiptare është listuar në vendin 91 nga 199 shtete për vitin 2023 të vlerësuara nga Nomad Capitalist, kompania amerikane konsulente tatimore dhe ligjore.

    Pikët e pasaportës shqiptare rezultojnë 75.5, sipas 4 matësve të tjerë; mundësisë për të udhëtuar, llojet e taksave, mundësia e mbajtjes së shtetësisë së dyfishtë, perceptimi i banorëve nga të huajt dhe liria.

    Sipas matësit të udhëtimeve, me pasaportën shqiptare mund të udhëtosh në 115 shtete. Sipas taksimit, Shqipëria merr 30 pikë pasi ajo lejon të huajt të zhvendosin atje të ardhurat e tyre për të shmangur taksimin.

    Sipas perceptimit të të huajve për shqiptarët dhe Shqipërinë, Nomad mbështetet në Raportin Botëror të Lumturisë, Indeksin e Zhvillimit Njerëzor dhe i jep pasaportës shqiptare 40 pikë, nga 50 më e larta dhe më pozitivja.

    Në treguesin e shtetësisë së dyfishtë, vendi ynë ka pikët maksimale, 50, pasi nuk ka kufizime për këtë.

    Liria, që përfshin lirinë e medias, monitorimin nga qeveria, liri individuale etj, vlerësohet me 30 pikë për Shqipërinë, nga 50 maksimumi.

    Nga 199 shtete, pasaporta shqiptare renditet në vendin e 91 për

     

    Shqipëria qëndron pas vendeve të rajonit në këtë Indeks, Serbia (66), Mali i Zi (76) dhe Maqedonia e Veriut (79).

    Kosova renditet ne vendin e 175 nga 199 vende në indeks.

    Vendi i parë, si pasaporta më e fuqishme për 2023-shin është shpallur ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe. Kjo pasaportë ka akses në 181 vende në botë, më shumë nga të gjitha. Ka taksa zero, perceptimi i të huajve u përmirësua ndjeshëm dhe u rrit pikëzimi në treguesin e lirisë.

    Vitin e shkuar Shqipëria listohej në vendin e 88, por me më pak pikë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit