spot_img
spot_img

Sali Berisha premton se do ta zhdukë fare Partinë Socialiste, kur të vijë në pushtet

spot_img

Sali Berisha deklaroi se me ardhjen në pushtet do të nxjerrë jashtë ligjit Partinë Socialiste.

Deklaratat Berisha i bëri gjatë një takimi me banorë të Gramshit, ku theksoi se PD planifikon një ligj për ndalimin e partive politike të cilat nuk zhvillojnë zgjedhje të brendshme.

Ai mori shembullin e ligjit gjerman, i cili ka si funksion të nxjerrë jashtë kuadrit institucional forcat politike autoritare që i shkaktuan tragjedi në të shkuarën.

“Primaret do të jetë procesi më serioz. Dhe një gjë mos harroni se me futjen e primareve ne i japim një frymëmarrje të re demokracisë shqiptare.

Nëse PS e hoqi votimin brenda saj, ju e morët vesh që në Partinë Socialiste nuk votohet më për zgjedhjen e kryetarëve të degëve. Gjithçka përcaktohet si në kohën e Enver Hoxhës, nga byroja, Kryesia e partisë, dhe nga Sekretari i Parë, kryetari Edi Rama.

Unë ua kam thënë atyre në parlament, se kështu siç jeni, ju garantoj se do u nxjerr jashtë lagjit. Në çfarë kuptimi? Në parlament do ketë një ligj që në territorin e republikës së Shqipërisë nuk do të lejohen parti që nuk votojnë brenda tyre.

E ka Gjermania dhe e ka vendosur që të mos ktheheshin më ato parti që i bënë gjëmën asaj dhe siç na i bënë dhe ne”, tha Berisha.

Lajmet e fundit