spot_img
spot_img

Sali Berisha: Unë jam i vetmi njeri që e mund Ramën, do e shihni më 14 maj

spot_img

Kreu i KQZ-së paralajmëroi se PD mund të mbetet pa regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, e megjithatë Sali Berisha thotë i sigurt se do ta mundë Edi Ramën me 14 maj.

“Unë e mund Edi Ramën. Jam personi që e kam mundur më shumë. E kam nxjerrë nga bashkia, e kam mundur në 2009.

Do ta mund, nuk ka diskutim. Objektivi në këto zgjedhje është fitorja. Kjo logo, kjo sigël  të jetë sigla e parë në vend”, tha ai.

Ai tha se në rast të humbjes së zgjedhjeve lokale nuk do të dorëhiqet por do të votohet.

“Nuk do largohem, do votohem. Janë zgjedhje lokale, kurse në zgjedhje të përgjithshme nuk ka votim”, deklaroi Berisha.

Lajmet e fundit