16.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Salianji shpërthen ndaj Partisë Demokratike: Të korruptuar. Flamur Noka, një idiot i korruptuar që vetëm e ka shkatërruar PD-në, janë të lidhur më krimin

    Demokrati Ervin Salianji gjatë një intervistë për RTSH, ka deklaruar re kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është Non Grata në SHBA dhe Britaninë e Madhe për shkak se ka përdorur krimin për influencë politike.

    “Sali Berisha është Non Grata në Britaninë e Madhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të përdorimit të krimit për influencë politike. Sa për Suel Çelën  ka pasur akuza nga Lulzim Basha se ja paska lënë ai aty këtë manualin dhe nga Gazmend Bardhi në atë kohë sekretari i përgjithshëm që kërcënonte njerëz për të marrë partinë Sali Berisha dhe këtë e di i madh edhe i vogël në Shqipëri.”- tha Ervin Salinji për RTSH

    Salianji përmendi disa nga rastet e denoncuara më herët si për shembull klubi i Teutës apo ndërtimi i kullave të stadiumi, për të cilat Partia Demokratike nuk reagon sepse janë vetë të lidhur, ndërsa thekson se ai ka qene i vetmi që i ka denoncuar.

    “Kam qenë vetmi në Partinë Demokratike që kam denoncuar marrjen e klubit të Teutës nga grupi Troplini në Durrës dhe ndërtimin e kullave tek stadiumit. As ky zotëri, as Partia Demokratike nuk ka shkuar sot atje. Dini ju që nuk shkojnë dot? Pse nuk shkojnë? Së dyti, porti i Durrësit ku janë të përfshirë dhe këta, pse nuk shkon Partia Demokratike atje? Bën ndonjë deklaratë kështu si kur thotë populli, më ka çuar nëna me la gojën. Pse nuk shkojnë atje? Sepse janë të lidhur ja për me këta grupet kriminale.”-vijoi Salianji.

    Në vijim të bisedës Salianji fole ashpër për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratikë duke e quajtur atë të padobishëm dhe duke e akuzuar se e ka shkatërruar PD-në.

    Flamur Noka mund të jetë është idiot i padobishëm. Pra në politikë ka idiotë të dobishëm që përdoren për gjë të caktuar. Ky është edhe idiot edhe i padobishëm sepse ky është i dëmshëm për Partinë Demokratike. Një nga njerëzit që ka shkatërruar. Së pari unë jam anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike. Jam i zgjedhur me votë. Këta kanë ardhur dhe janë bashkuar tek sigla.

    Ne kemi qenë të sigla e Partisë Demokratike. Kanë ardhur këta dhe janë lutur dhe ka ndodhur ai bashkimi për shkak të të votës. Së dyti unë humbjen e mandatit e pata për shkak të një vendimi gjyqësor. Nuk e pata për shkak të votës, apo jo? Së treti, ky nuk e bërë zgjedhje në parti që t’i shohim kush është i zgjedhur. Së sot janë të korruptuar të gjithë funksionet e kryesisë së grupit parlamentar në kryesi.”-u shpreh demokrati.

    Sa i takon përjashtimit të tij nga partia Ervin Salianji tha se nëse e merr këtë pohim me shkresë do e vijoi çështjen deri në fund ligjërisht.

    Përjashtimi është koncept se fjalori shqip nuk e ka këtë çështje subjekte. Vetë përjashtimi është kur vetë kur ti vetë ikën largohesh unë jam më shumë i përshirë se jam i përjashtuar unë. Së dyti, nuk ka një vendimmarrje. Ta japin një vendimmarrje me shkresë që unë jam i përjashtuar nga Partia Demokratike dhe ta shohim se si se zgjidhet pastaj kjo çështje edhe në në rrugë gjyqësore.”-tha Ervin Salianji

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit