13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sanksionet ndaj “krahut të djathtë të Putin”, Qeveria britanike: Kush dëshiron ‘Chelsea’-n të na kontaktojë

    Kush dëshiron të blejë klubin e Chelsea duket ta paraqitet fillimisht në dyert e qeverisë britanike.

    Menjëherë pasi Britania e Madhe njoftoi sanksionet kundër Roman Abramovich, ku i ngrinë të gjithë asetet, tifozët e Chelsea nisën të shqetësohen pasi u vendos ndjeshëm në pikëpyetje e ardhmja e bluve, nuk mund të shitej dot klubi, nuk mund të blinin lojtarë, apo të vepronin në tregun e transfemerive.

    Për të qetësuar disi tifozët ka menduar  qeveria britanike me anë të ministrit të teknologjisë, Chirs Philip, i cili theksoi se të gjithë të interesuarit për të bletë klubin e Chelsea mund të trokasin në dyert e qeverisë për të gjetur një zgjidhje, në mënyrë që t’i hapet rruga për shitjen e klubit.

    Një ditë më parë, qeveria Britanike futi në fuqi sanksionet kundër Roman Abramovich, pasi e konsiderojnë përgjegjës për atë që po ndodh në Ukrainë, në një kohë kur bosi i Chelsea konsiderohet si krahu i djathtë i Vladimir Putin.

    Kush është Roman Abramovich?

    Roman Abramovich, 55-vjeçari rus njihet për miliardat e tij dhe stilin e jetës së tij luksoze, por jeta e pronarit të Chelsea filloi në mënyrën më të keqe të mundshme. Para se të mbushte tre vjeç, ai kishte humbur të dy prindërit – nënën e tij për shkak të helmimit nga gjaku kur ai ishte vetëm një vjeç dhe babai i tij përmes një aksidenti në një kantier ndërtimi. I rritur nga të afërmit, i riu Roman braktisi dy kolegje dhe, në vend të kësaj, fitoi paratë e tij nga shitja e kukullave plastike në një tezgë tregu.

    Një shpirt sipërmarrës i kombinuar me lidhje të fuqishme bënë që ai të kthehej në një nga njerëzit më të pasur në botë përpara se të mbushte 40 vjeç.

    Detajet e rinisë së Romanit mbeten shumë mister. Thuhet se ai ka braktisur dy universitete, duke pranuar më vonë: “Nuk kam insistuar kurrë që kam qenë student i mirë”. Oferta e tij e parë me para ishte shitja e kukullave nga një tezgë në një treg në Moskë në fund të viteve tetëdhjetë.

    Roman Abramovich cilësohej si “Miliarderi nga askundi”.

    Ai gjithashtu shiti rosakë gome në banesën e tij në Moskë dhe pasi prindërit e gruas së tij të parë Olga i dhanë 2000 rubla si dhuratë për martesë në vitin 1987, ai zgjeroi gamën e tij te deodorantët dhe parfumet. Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe perestrojka e Mikhail Gorbaçovit lejuan oligarkët të blinin biznese shtetërore dhe ndryshuan rrjedhën e jetës së Romanit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit