spot_img
spot_img

Sara Gjoreni merr në mbrojtje Gridën, pas sulmeve të Çanit: Ky është vend patriarkal, ajo nuk i meriton ato fjalë

spot_img

Modelja dhe moderatorja Sara Gjoreni, i ka dalë në mbrojtje Grida Dumës, pas sulmit të Arian Çanit.

“Gridën e njoh, kemi respekt për njëra-tjetrën dhe rrugëtimet e jetës që kemi pasur.

Ajo vlerëson faktin që jam ‘Selfmade’ në gjithçka pa asnjë ndihmë të jashtme, pavarësisht vështirësive, ndërsa unë gruan e fortë dhe autoritare që ajo ka arritur të bëhet në këtë vend patriarkal.

Më vjen keq të them, nuk i ka merituar këto fjalë!

Shoqëria jonë vazhdon të fyejë dhe përulë vajzat dhe gratë në mënyrën më të ulët (kohët e fundit është bërë modë edhe publikisht)”, shkruan ajo.

Në një intervistë të dhënë së fundi, Arian Çani e quan Grida Dumën debile.

Ai ka fyer dhe Artur Zhejin, por për këtë të fundit nuk është kujtuar njeri ta marrë në mbrojtje, meqë është mashkull!

Lajmet e fundit