spot_img
spot_img

Sara Mila reagon ndaj videomontazheve: Balta e kazanit s’ma ndal dëshirën dhe përkushtimin për të punuar

spot_img

Deputetja Sara Mila ka reaguar pas videomontazheve të publikuara në rrjetet sociale lidhur me bllokun e saj të shënimeve, ku ajo mban të dokumentuara problematikat dhe shqetësimet e banorëve të zonës së Papërit.

Mila sqaron se në videon origjinale, të cilën e ka ndarë me ndjekësit në platformat e saj sociale, blloku përmban shënime të mbajtura gjatë kontakteve me qytetarët. Sipas saj, në materialet e manipuluara që po qarkullojnë në rrjet, shënimet janë fshirë përmes përdorimit të aplikacioneve të inteligjencës artificiale.

Deputetja i cilëson autorët e këtyre videomontazheve si “luanë të tastierës”, duke theksuar se synimi i tyre është të zhvlerësojnë punën e saj pranë qytetarëve.

“Balta e ‘kazanit’ s’ma ndal dëshirën dhe as përkushtimin për të punuar, siç kam bërë që ditën e parë që qytetarët më besuan këtë detyrë fisnike”, shprehet Mila.

Ajo nënvizon se manipulimet në rrjetet sociale nuk do ta pengojnë të vijojë punën dhe të jetë pranë qytetarëve, duke dëgjuar dhe adresuar problematikat e tyre.

Reagimi:

“Mjeshtrat e TikTok-ut paskan bërë sot (dje) një zbulim të jashtëzakonshëm. Unë e paskam bllokun bosh. Më thoni ju mua; me atë me xham apo me atë pa xham e patë? Tentativat e çdokujt për të hedhur baltë të kotë mbi punën time për të qenë pranë qytetarëve, që në fakt nuk ka nisur me #PraniBesnike, sepse e kam bërë që në ditën 1, do të ngelin përjetësisht veçse përpëlitje të dobëta të një histerie online që s’ma ndal dot as hapin, as ambicien, as dëshirën për të punuar siç duhet dhe po, shumë herë, si askush tjetër”.

Lajmet e fundit