spot_img
spot_img

Sarah Berisha dhe DJ PM ndezin sërish aludimet për një ndarje

spot_img

Sarah Berisha dhe DJ PM janë rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi një detaj i ri në rrjetet sociale ka bërë që të shtohen spekulimet për marrëdhënien e tyre.

Dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram, një veprim që fansat e kanë interpretuar si shenjë se lidhja e tyre mund të ketë marrë fund.

Edhe më herët është përfolur për një periudhë të vështirë mes tyre, sidomos për shkak se prej një kohe të gjatë kanë shmangur publikimin e fotove apo momenteve së bashku. Megjithatë, Sarah dhe DJ PM nuk kanë reaguar ndaj këtyre zërave, duke zgjedhur ta mbajnë jetën private larg syrit të publikut.

Këtë herë, fakti që ata nuk ndiqen më në Instagram ka rikthyer dyshimet se mes tyre mund të ketë ndodhur një krisje, edhe pse deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga vetë çifti.

Lajmet e fundit