18.5 C
Tirana
E martë, 14 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sazan Guri kërkon të bëhet kryebashkiak i Beratit: Rivalin tim në “Primare” do e bëj nënkryetar, nëse fitoj

    Ambientalisti Sazan Guri ka shpallur kandidaturë për të garuar në “Primaret” e PD-së për Bashkinë e Beratit ku do të zgjidhet kandidati për zgjedhjet vendore të 14 majit.

    Këtë gjë, Guri e bëri me dije gjatë një bashkëbisedimi me Sali Berishën.

    Ambientalisti tha se nuk ka rëndësi nëse fiton apo jo, por e rëndësishme është të guxojë.

    Madje ai tha më tej se nëse i fiton zgjedhjet, rivalin e tij në “Primare” do e bëjë direkt nënkryetar bashkie

    “Unë guxova, kryetar bashkie në Berat, s’ka rëndësi nëse me zgjedh primarja apo jo. 

    Po unë guxova si intelektual, si djalë Berati. 

    Madje i thashë kolegut, nëse unë zgjidhem kryetar, ti do jesh automatikisht nënkryetar, ai që konkurron. 

    S’ka rëndësi fare, të guxojmë” tha Sazan Guri.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit