11.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “S’e dija historinë e lidhjes me Bora Zemanin, mund të”- Beniada Nishani tregon a ka pasur ndjenja për Donald Veshajn dhe pse hezitoi t’i afrohej

    Modelja seksi, Beniada Nishani u përfol se kishte ndjenja për Donald Veshajn në Big Brother Vip, madje disa fansa i shihnin “çift” edhe pse aktori nisi një romancë me Beatrix Ramosajn.

    Por, ajo ka treguar se nuk ka pasur në asnjë moment ndenja për aktorin dhe e ka parë si vëlla të vogël.

    Beniada Nishani theksoi se nuk i ka pëlqyer fizikisht dhe mosha ishte një faktor pse qëndroi larg tij, duke theksuar se dëshiron në krah një djali pa më të madh se vetja.

    Ndërsa shtoi se dëshiron “një djalë të thjeshtë, fukara”, teksa u shpreh: “S’ka gjë, e mbaj unë”.

    “Asnjë s’më ka pëlqyer fizikisht aty. Disa e kanë menduar, nëse do më kishte pëlqyer Donaldin s’do e kisha problem ta thosha.

    Unë nuk e njihja nga jashtë, as lidhjen që ai ka pasur jashtë. Nëse do më kishte pëlqyer do i isha afruar, kam folur gjithmonë mirë për të sepse kam pasur simpati nga ana njerëzore, e shihja si vëlla të vogël.

    Nuk e dija historinë që kishte jashtë dhe mund të isha ‘hedhur’ për ta kapur. S’kam frikë, ndoshta mosha për mua mosha ka qenë faktor.

    Shoh veten me një mashkull pak më të madh se vetja, pak më të madh. Dua një djalë të thjeshtë, fukara, ska gjë e mbaj unë, është e vërtetë”, tha modelja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit