Një detaj i papritur për largimin e hershëm të Mimoza Ahmetit nga “Big Brother Albania 8” u zbulua në “Dalina’s Update”, rubrika e re live e “The Dalina Show” në Andale Media.
Gjatë diskutimit të ditës, që kaloi nga çmimet e çmendura të qirave në vend, te “Ferma VIP” dhe “gjyqi” që iu bë Mozës për “dashurinë” ndaj Adionit, në panel ishte edhe Zefina Hasani, ish-autore e “Big Brother Albania 8”. Dhe pikërisht aty u zbulua rastësisht arsyeja pse Mimoza Ahmeti u largua nga roli i opinionistes vetëm pak javë pasi nisi spektakli.
Duke parë versionin e Mozës që po shohim sot në “Ferma VIP 3”, shumë më të lirë, më të qetë dhe në paqe me veten, arsyeja duket edhe më surprizuese.
Zefina tregoi:
Në studio pati reagime të menjëhershme, si Armand Peza që u shpreh i habitur:
“Jooo, i bëjnë asaj përshtypje këto?!”
Dhe reagimi me siguri është i njëjti për shumë njerëz, sidomos duke parë figurën publike dhe personalitetin që Mimoza Ahmeti ka krijuar ndër vite dhe bujën brenda “Ferma VIP 3”.
Por Zefina vijoi më tej duke treguar se situata u bë e rëndë pas një debati të fortë që Moza pati në spektakël:
“Atëherë mbase [i bënin përshtypje komentet], se tani ajo nuk e di se çfarë shkruhet. Sidomos pas një puntate që pati një debat të fortë me një nga banorët atëherë dhe të gjithë opinionistët ti e di se çfarë trysnie është dhe që sulmohen më shumë se ata që janë brenda në lojë. Pati një shpërthim komentesh, ca e donin, ca e shanin. Nuk e mbajti dot. Kam ndenjur një ditë të tërë për ta rikthyer dhe ishte ‘jo’ dhe u tërhoq.”
Më pas, Zefina shtoi edhe një detaj që shpjegon shumë nga ndjeshmëria e Mozës për mënyrën si perceptohet nga publiku:
“E ka vuajtur që njerëzit nuk e kanë kuptuar dhe frika që pati te ‘Big’-u ishte pikërisht kjo dhe siç e tha dhe te ‘Ferma’ që: ‘Sa mirë, sepse unë mendoja që njerëzit nuk më donin, nuk më kuptonin’, dhe ky fakt tani atë e ka përmbushur.”
Edicioni i 8 i “Big Brother Albania” moderohej asokohe nga Ledion Liço. Pas largimit të Mozës, në rolin e opinionistes u vendos Mira Kazhani.



