11.5 C
Tirana
E enjte, 23 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Sekretari i OMONIIA-s: Greqia po mbron kufijtë e Shqipërisë

    Sekretari i Omonias, Marin Suli i ftuar në “Top Story” nga Grida Duma foli për Forumin Ekonomik të Delfit, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama.

    Suli shprehu se Greqia për momentin mbron kufijtë e Shqipërisë sepse është një detyrë që i është ngarkuar nga NATO për shkak të forcës së madhe ushtarake që posedon.

    Ndër të tjera ai komentoi edhe çështjen Beleri për të cilin tha se e vërteta rreth saj do dalë pasi të vijnë pyetjet nga Gjykata e Strasburgut.

    “Greqia po mbron kufijtë e Shqipërisë, Bullgarisë e gjithandej për shkak të SHBA-së dhe kësaj luftës së madhe që po ndodh në botë.

    Greqia është vend aleat i NATO-s dhe ka forcë ajrore shumë të madhe në raport me ne, ndaj mbron kufijtë e Shqipërisë sepse është e ngarkuar me detyrë nga NATO për mbrojtjen e rajonit.

    Për çështjen Beleri për pak kohë Shqipërisë do i vijnë pyetje nga Strasburgut për arrestimin e tij më pas për themelin, ku do t’i humbasë sigurisht të dyja dhe do dali e vërteta”, tha Suli.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit