spot_img
spot_img

Shakohoxha si Shakira

spot_img

Pushteti ka gjetur njeriun e gabuar për ta katapultuar president të federatës shqiptare të futbollit. Më tepër se një garë e ndershme duket e gjitha një farsë e organizuar keq.

Përballë Armando Dukës kanë vënë kandidat ushtarin e Armandos. Konkurent të Armando Dukës kanë vënë konsumatorin e qyleve të Dukës. Sfidues të Armando Dukës kanë zgjedhur velinën e haremit të Dukës.

Shakohoxha shok i Dukës, përfitues i Dukës, me prona e biznese prej ndereve të Dukës, mbajtës i xhaketës së Dukës, dietapërlarës i parave të Dukës dhe të gjitha këto e kompromentojnë garën.

Ishte betejë më e fortë e më e ndershme para katër vitesh kur i ndjeri Bashkim Fino kandidoi, bëri fushatë të pastër pa bashkinë dhe pa qeverinë në krah, shkoi në votime, qëndroi stoik deri në fund, numëroi votat dhe i dha dorën kundërshtarit.

Dritan Shakohoxha pavarësisht se vazhdon të jetë politikisht i përkrahur deri tani as 6 vota nuk ka siguruar duke na kujtuar se pacienti Shakohoxha nuk e shëron dot doktorin e tij të sëmurë Armando Duka.

Le të kërcejë i zhveshur mbi banakët e qokave si shakir Shakohoxha por nuk josh dot askënd. 14 vjet kërceu në haremin e Armando Dukës dhe ia mësuam përmendësh çdo lëvizje e çdo përdredhje, nuk kemi nerva të shikojmë të njëjtën shfaqje katër vitet e ardhshme nga të njëjtët “aetistë”.

Erdhi koha të nxjerrim në pension edhe balerinën, edhe koreografin e këto punë bëhen pas katër vjetësh. Tani është vonë, shumë vonë!

 

Lajmet e fundit