spot_img
spot_img

Sharlatanët me të cilët Berisha do mundë Amerikën :)

spot_img

Sali Berisha ka postuar një foto në rrjetet sociale, për të treguar mbështetjen ndërkombëtare që ka.

Kjo mbështetje përfshin një personazh qesharak, që në Tiranë ka vite që e shet veten si këshilltar i Angela Merkel, të famshmen Evi Kokalari, e cila flet sikur e përfaqëson ajo SHBA-në dhe jo ambasadorja amerikane, një personazh nga Anglia, që i doli emri në listëpagesat ruse dhe një deputet suedez.

“Nje foto pas nje darke me miq te shquar qe moren pjese ne Kuvendin tone:

Lordi James Wharton, Baron Wharton of Yarm

Tobias Andersson, deputet i Partise Konservatore Suedeze

Martin Heinz ne Komisionin e Transportit te CDU.

Evi Kokalari, Partia Republikane SHBA.

Ishte nje rast tjeter per te shprehur mirenjohjen time me te thelle per nderin qe na bene me pranine e tyre ne kuvendin tone dhe partive te tyre per mbeshtetjen e çmuar qe i kane dhene Partise Demokratike qe nga themelimi i saj deri sot”, shkruan Berisha.

Me këta të katërt, Berisha do mundë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmet e fundit