spot_img
spot_img

SHBA i përgjigjet Ramës për drejtorin e Policisë: Gledis Nano ishte partner i fortë i joni

spot_img

SHBA ka reaguar pas shkakrimit të Gledis Nanos.

Përmes një postimi në Twitter, Ambasada amerikane shkruan:

“I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i SHBA-së si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”.

Gledis Nano u shkarkua pas një përplasje të drejtëpërdrejtë me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

Raportohet se Ambasada amerikane ka ndërhyrë fortë që Rama të mos largojë numrin një të policisë.

Nano është një prej të shkolluarve në Amerikë dhe njeri i besuar i SHBA dhe tani që u zyrtarizua shkarkimi i tij, ai pritet që të jetë i përzgjedhur i amerikanëve për një pozicion drejtues në një organizëm ndërkombëtar që lidhet me anti terrorin.

Lajmet e fundit