spot_img
spot_img

Shehajn e kapin protestuesit me vezë në duar dhe e bëjnë “për një lek” – Balla nxjerr videon

spot_img

Deputeti socialist Taulant Balla ka ndarë një video të protestuesve përpara Drejtorisë së Policisë të cilët kkanë rrethuar Agron Shehajn duke i kërkuar llogari që s’ishte krah tyre në protestën para Kuvendit. Në video, ndërsa protestuesit e pyesin, Shehaj ‘ngec’ dhe u përgjigjet me zërin që mezi i dëgjohet se i kishin thënë të paraqitej te drejtoria.

“Agron Shehajn e kapin protestuesit me vezë në duar dhe e bëjnë “për një lek”. Po ky as turp ka, burrëri dhe moral jo e jo”, shkruan Balla.

Debati i Shehajt me qytetarin

-Kur ishte gjithë populli atje, pse nuk ishe me popullin? Pse nuk ishe me mua e të tjerët?

Agron Shehaj: Qetësohu mo zotëri!

-Jam vlonjat unë! Nuk harrojmë ne! S’ka deklarata politike këtu!

Agron Shehaj: Më thanë hajde këtu…

-Kush të tha? Kush?

-Kemi dalë që në mëngjes ne!

Lajmet e fundit