11.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shëmtia me Kombëtaren

    Armand Duka njihet për qokat e tij me Kombëtaren.

    Aq sa ndeshjet e fundit, ka zhdukur gjithë biletat, për t’ua shpërndarë miqve të tij dhe politikanëve.

    Ndërsa kur Shqipëria luan jashtë, ai merr me vete në avionin e Kombëtares lloj lloj njerëzish.

    Një prej tyre është edhe Edi Paloka.

    Edhe pse avioni i Kombëtares është vetëm për lojtarët, ai ka udhëtuar me Kombëtaren, sikur është pjesë e FSHF-së.

    Dhe natyrisht, ka treguar dashurinë për Berishën.

    Kuptohet, ka postuar një foto me Etrit Berishën, për të treguar se është gjithmonë me Berishët.

    “Edhe tek Kombëtarja, zgjodha Berishën”, shkruan ai.

    Tani se çfarë dreqin do Paloka në avionin e Kombëtares, vetëm Armand duka mund ta dijë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit