spot_img
spot_img

“Shfaqja e një humbësi që nuk pranonte humbjen”, Balina Bodinaku për incidentit e rëndë në BBV: Veprimi i Jozit i qëllimshëm

spot_img

Balina Bodinaku ka komentuar në emisionin Top Story në Top Channel ngjarjen e paprecedentë të ndodhur në spektaklin Big Brother Albania, ku Jozefin Marku ka goditur Besart Kelmendin.

Ajo tha se ai veprim i konkurrentit që u eliminua nga gara, ishte shfaqja e një humbësi që nuk pranonte humbjen.

“Ishte shfaqja e një humbësi që nuk pranonte humbjen, duke dashur të merrte ‘burrninë’ në dorë duke bërë atë gjest, duke dashur të tregojë se është më i fortë se fituesi.

Ajo nuk ishte sjellje rastësore, mendoj se ishte e qëllimshme dhe e menduar, e menduar keq, por e menduar”, tha ajo.

Lajmet e fundit