21.5 C
Tirana
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Shikoni çfarë po bën Çet Kastrati, e gjithë Shqipëria hesht

    Shefqet Kastrati, i njohur shkurtimisht si Çeti, është ndër biznesmenët më të fuqishëm të Shqipërisë. Lidhja e tij me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i ka dhënë shumë hapësirë manovruese në tregun shqiptar. Fuqia e tij është e madhe, aq sa Çeti tashmë ka filluar të ndërtojë brenda kulla (banesa të larta) edhe në parkun e madh të Tiranës.

    Por, gati e gjithë skena mediale e politike në Shqipëri është e heshtur karshi ndërtimeve të z.Çetit në afërsi të liqenit të Tiranës.

    Madje, jo vetëm në këtë rast, por edhe në manipulimet me naftën, mediet në Shqipëri vështirë raportojnë për dallaveret e Shefqet Kastratit, i cili është ndër baronët kryesor të naftës në shtetin shqiptar.

    Projekti që po “masakron” Tiranën

    Megjithatë, gazetari Ermal Mulosmani, një kritik i vazhdueshëm i Qeverisë Rama, ka shkruar një status në Facebook, e ku ka denoncuar ndërtimet e larta që po i kryen Kastrati mu në mes të Tiranës.

    Në fakt, Mulosmani është ndër gazetarët e paktë që kanë shkruar një fjalë kundër projektit të madh të sipërmarrësit të pasur shqiptar.

    “Korrupsion oligarkiko-qeveritar” e “masakër” i ka quajtur gazetari shqiptar kullat që po vazhdon t’i ndërtojë biznesmeni Kastrati.

    Madje, ai ka sfiduar opozitën për të reaguar, duke thënë se cilado opozitë që denoncon këtë “masakër” urbanistike, do ta votojë.

    “Ajo opozitë që del te parku i Liqenit, pas Sheratonit, dhe denoncon korrupsionin oligarkiko-qeveritar të kullave të Çet Kastratit, brenda mushkërive të qytetit, vetëm ajo, ka votën time. Të tjerët konfirmohen si të kapur nga Qeveria ose Oligarkët.

    Ky është test jo të përkrahësh një shërbëtor servil që dje ishte me pushtetin me shpresën se sot do të bëhet me ty. Edhe për mediat gjithashtu. Ajo që denoncon masakrën e Kastratit brenda Parkut të Madh të Tiranës mbron interesat e publikut.

    Të tjerat janë pallavra.”, shkroi Emral Mulosmani në profilin e tij në Facebook.

    Në fotografinë e publikuar nga Mulsomani, ndërtimet e Çetit tashmë kanë marrë formë, e duket se janë afër përfundimit.

    E ndërtimet janë shumë afër stadiumit kombëtar “Air Albania”, e fatkeqësisht afër liqenit të Tiranës!

    Çeti më i fortë se shteti

    Gazeta Nacionale ka shkruar edhe më parë për Shefqet Kastratin.

    Për çdo vit, Shqipëria që nuk i ka as 3 milionë banorë importon 600 mijë ton naftë, e cila konsumohet nga rreth 600 mijë veturat që posedojnë shqiptarët. Përveç banorëve rezidentë, në Shqipëri çdo vit shkojnë e vijnë rreth 3-4 milionë turistë, të cilët gjithashtu përdorin naftën. Megjithatë, në terma të shpenzimeve, Shqipëria harxhon më pak naftë se Kosova, e cila ka vetëm 1.7 milionë banorë.

    Fituesi më i madh nga përdorimi i naftës, padyshim, është Shefqet Kastrati, biznesmeni që është ndër baronët kryesor të naftës në Shqipëri. Por, fitimi i tij nuk është vetëm për shkak të sasisë që shitet në tregun shqiptar. Analistët nga Shqipëria dyshojnë se baronët e naftës në Shqipëri fusin naftë në mënyrë ilegale. Nga një gjë e tillë, më së shumti dëmtohet buxheti i Shqipërisë, pasi që një litër naftë e pa doganuar, hy e paregjistruar edhe në rezervuarin e veturës së qytetarit.

    Gazetari nga Tirana, Lutfi Dervishi, i tregoi Nacionales se mijëra tonë naftë hy në këtë formë, për të cilën pastaj ka dyshime edhe për cilësinë. Ndonëse miliona euro tatime për naftën nuk paguhen në buxhetin e shtetit shqiptar, paratë megjithatë përfundojnë në kuletën e baronëve të naftës si Shefqet Kastrati.

    Kohë më parë, për shkak të pakënaqësive për rritjen e çmimeve, ka pasur protesta të shumta në Tiranë, e për të cilat kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pati thënë se ato po i shërbejnë Rusisë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit