Një lajm i trishtë ka ardhur mbrëmjen e djeshme nga Turqia, ku 25-vjeçarja nga Durrësi, Ana Dyrmishi, ka ndërruar jetë pas 12 ditësh luftë me jetën.
E reja mbeti e plagosur rëndë nga zjarri që përfshiu mbrëmjen e 16 gushtit hotelin “Brooklyn”, në Lungomaren e Vlorës, ku ajo pësoi djegie të rënda në rreth 85% të trupit.
Pas trajtimeve fillestare në Shqipëri, 25-vjeçarja u transferua më 18 gusht në Turqi, për të marrë trajtim të specializuar.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe fatkeqësisht Ana nuk mundi ta fitonte betejën me jetën.
Ndarja nga jeta në lule të rinis ka rënduar edhe më shumë dhimbjen e familjarëve dhe të afërmve të saj, duke lënë pas një plagë të madhe e të pashërueshme.
Ceremonia mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit Ana Dyrmishit do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 15:00, në Varrezat e Reja të Durrësit.
Kujtojmë se zjarri në hotelin “Brooklyn” shpërtheu në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit, duke plagosur gjashtë persona.
Ndërsa disa prej tyre u detyruan të hidhen nga godina përmes ballkoneve, në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve.



