Grupmosha 25-34 vjeç rezulton se është më problematikja përsa i përket ngjarjeve rrugore në Shqipëri, raporton newsbomb.al. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se kjo grupmoshë paraqet numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 32,6 % të numrit total të aksidenteve të regjistruara në muajin Mars 2026.
Referuar shifrave, bëhet me dije së në këtë periudhë janë regjistruar 89 aksidente rrugore, në të cilat 117 persona kanë mbetur të aksidentuar (tëvrarë dhe të plagosur). Megjithatë, gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 6,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Përsa i përket shkakut të ngjarjeve rrugore, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, administruar nga INSTAT, rezulton se gjatë muajit mars, 86,5 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.
Grupmosha 25-34 vjeç paraqet numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 32,6 % të numrit total të aksidenteve të regjistruara në këtë periudhë, raporton newsbomb.al.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore, sipas ditëve të javës, është shënuar ditën e enjte me 18,0 %, ndërsa numri më i ulët është regjistruar ditën e dielë me 9,0 %. Kurse përsa i përket orarit më problematik, harku kohor 17:00-19:00 përbën 23,6 % të numrit total të aksidenteve rrugore.
Qëllimi i publikimit mujor të aksidenteve rrugore është paraqitja e rezultateve dhe treguesve mbi aksidentet rrugore, si: ndryshimi në numrin e aksidenteve mujore, numrin e personave të vrarë dhe të plagosur nga aksidentet rrugore, të klasifikuar sipas gjinisë, sjelljes së përdoruesve të rrugës, moshës dhe qarqeve në vend, duke i krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është institucioni që i siguron INSTAT-it një sistem të gjerë informacioni lidhur me aksidentet rrugore.



