20.5 C
Tirana
E enjte, 16 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Shqipëria dhe Mali i Zi duhet “të bindin” BE-në për anëtarësim

    Shqipëria dhe Mali i Zi mbeten dy vendet më të avancuara në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, por ato nuk mund të qëndrojnë pasive dhe të presin vetëm zhvillimin formal të negociatave.

    Kështu vlerësojnë analistët Dimitar Bechev dhe Iliriana Gjoni në një analizë të publikuar nga Carnegie Europe, ku theksojnë se të dyja vendet duhet të ndërtojnë një argument të fortë politik dhe strategjik për të justifikuar anëtarësimin e tyre në BE.

    Sipas tyre, Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të tregojnë se janë një aset për Bashkimin Evropian dhe jo një barrë.

    Autorët argumentojnë se përdorimi i retorikës gjeopolitike, sipas së cilës rajoni duhet integruar për të mos rënë nën ndikimin e Rusisë apo Kinës, nuk mjafton më për të bindur shtetet anëtare skeptike.

    Në vend të kësaj, vendet kandidate duhet të vënë theksin te kontributi konkret që mund të japin në sigurinë dhe ekonominë evropiane.

    Në analizë thuhet se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mund të forcojnë argumentin e tyre përmes rolit në mbrojtje, duke qenë tashmë anëtare të NATO-s dhe kontribuuese në misione të Aleancës dhe të Bashkimit Evropian.

    Gjithashtu, Carnegie Europe vlerëson se Shqipëria dhe Mali i Zi mund të paraqiten si faktorë të rëndësishëm edhe në tranzicionin e gjelbër, duke pasur sisteme energjetike me përqindje të lartë burimesh të rinovueshme.

    Sipas autorëve, një tjetër element kyç mbetet përfshirja më e thellë në tregun e përbashkët evropian, përmes reformave institucionale dhe forcimit të lidhjeve ekonomike rajonale.

    Bechev dhe Gjoni paralajmërojnë se nëse Shqipëria dhe Mali i Zi duan të arrijnë objektivin për anëtarësim deri në vitin 2030, ato duhet të bindin Brukselin dhe shtetet kryesore të BE-së se pranimi i tyre forcon sigurinë, konkurrueshmërinë dhe kohezionin evropian.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit