20.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shqipëria në krizën më të rëndë ekonomike, Rama merret me legalizimin e hashashit (ndoshta e sheh si shpëtim, por precedenti Tahiri tregon ndryshe)

    Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të legalizojë kanabisin mjekësor.

    Ai tha se 61% e qytetarëve shqiptarë janë shprehur pro kultivimit të kanabisit mjekësor.

    “Ne do të procedojmë ashtu siç u shprehën qyterarët do të legalizojmë kanabisin për përdorim mjekësor.

    Do të hapim një front ë ri punë dhe rritjeje ekonomike, përveçse edhe rritje në aspektin teknologjik.

    Çfarë qytetarët kanë thënë ajo do të bëhet, nuk diskutohet”, tha Rama.

    Kjo nismë duket qesharake, në kohën kur Shqipëria ndodhet në krizën më të thellë ekonomike, ku çmimet e ushqimeve dhe karburanteve rriten përditë, ndërsa rrogat kanë mbetur në vend.

    Qeveria nuk ka marrë asnjë masë serioze për përballimin e kësaj situate dhe me sa duket, ka menduar si zgjidhje legalizmin e hashashit.

    Por kjo gjë mund të përfundojë në boomerang, pasi e pamë se çfarë ndodhi kur lejuan kultivimin e hashashit nga të gjithë në kohën e Saimir Tahirit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit