9.5 C
Tirana
E hënë, 2 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shqiptarët, kampionë në këtë Europian për… birra. Ua kalojmë dhe anglezëve

    Ky është Europian rekordesh për shqiptarët.

    Kur ishte menduar se si zakonisht, rekordin për konsumin e birrave do e shënonin anglezët apo skocezët, panorama ka ndryshuar.

    Sipas gazetës gjermane, Waltroper Zeitung, kampionët europianë të birrës këtë herë janë tifozët shqiptarë.

    Gazeta ka intervistuar disa prej drejtuesve të birrarive kryesore në zonën e Dortmundit.

    Ata konfirmojnë se kampionë janë tifozët e Shqipërisë.

    “Po, kemi pasur anglezë dhe skocezë që kanë konsumuar shumë birrë. Por tek ne, shqiptarët kanë pirë më shumë birrë,” thotë Joerd Kemper i ‘Wenkers’.

    Edhe Janina Ludëig nga ‘Zum Alten Markt’ thotë se janë shqiptarët që kanë konsumuar më shumë birra. Ajo shton se anglezët po ashtu vazhdojnë të jenë konsumatorë të mëdhenj.

    Kurse Frank Furtkamp nga ‘Gaense Markt’ thotë: “Ne kemi pasur shumë shqiptarë këtu dhe ata kanë konsumuar shumë birrë”.

    Ecuria e kombëtares në Europian do të vendosë nëse do të vazhdojë ky trend kampionësh për tifozët shqiptarë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit