24.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shqiptari me aftësi të kufizuara kërkon rekordin për Guinness, thyen çdo ligj natyre

    Sot në kalanë “Rozafa” në Shkodër është kryer një aktivitet për një aplikim për çmimet Guiness nga një person me aftësi të kufizuara që ka dhuruar show të vërtetë.

    Safet Plangaj ka bërë 20 pompa në vertikale dhe 500 të tjera në muret e kalasë duke tentuar kështu të futet në librin e historisë me këtë rekord.

    Në bashkëpunim me trajnerin e Taekwondo Vllaznia, Elion Puka, ai ka marrë një ftesë për të marrë pjesë në lojërat paraolimpike dhe me shumë mundësi do ta pranojë.

    Plangaj bëri 21 pompa në vertikale mbi muret e kalasë dhe përgatiti për të bërë dhe 500 pompa të lira për ta future emrin e tij në librin Guiness dhe për të lënë emrin e tij aty.

    Gjithashtu, pjesë e këtij aktiviteti ishte dhe mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili. Ky i fundit e ka mbështetur shumë Safet Plangajn nga muret e kalasë.

    Safeti nuk është një emër i panjohur, pasi synon gjithmonë të thyejë rekorde. Ai është stërvitur gjatë dhe nuk është dorëzuar kurrë për t’ia arritur qëllimit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit