Këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Xheisara Frisku, ka folur së fundmi për një moment të rëndësishëm në jetën e saj personale: pritjen e fëmijës së dytë, kur vajza e saj e parë nuk ka mbushur ende një vjeç.
E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” këngëtarja e njohur tregoi se lajmi i shtatzënisë e ka surprizuar plotësisht. Ajo u shpreh se në fillim nuk e kishte pritur fare këtë zhvillim dhe se reagimi i saj i parë ka qenë i përzier, madje edhe me emocione kontradiktore.
“Nuk e prisja. Më ka ardhur si dhuratë. Në fillim qesha, m’u duk si lojë. Kisha edhe mendime negative”, ka treguar këngëtarja gjatë intervistës.
Më tej, ajo theksoi se ndihet emocionalisht e ndjeshme për vajzën e saj të parë, pasi dëshiron t’i kushtojë sa më shumë vëmendje, por e di që ardhja e një fëmije tjetër ndryshon dinamikat e familjes.
Në intervistë, artistja nuk harroi të falënderonte edhe bashkëshortin e saj, duke vlerësuar mbështetjen dhe përkushtimin e tij ndaj familjes gjatë kësaj periudhe të rëndësishme.



