-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si po iu bëhet presion deputetëve të PD, të bashkohen me Berishën

    Deputetja Flutura Açka, ka ndarë një bisedë që ka pasur me një nga kolegët e saj deputet, në selinë blu.

    Ajo thotë se deputeti, të cilit nuk ja tregon emrin, i ka kërkuar që të tërheqë deklaratat kundër Berishës, sepse në të kundërt do mbetet vetëm.

    “Nuk amnistoj asnjë gabim përçarës të palës që blindoi PD-në, por ajo që po bëni ju, po e ‘vret’ edhe më shumë atë.

    Asnjë shumicë nuk mund të ndihet Zot pa respektuar pakicën. Ju këtë kod bashkimi nuk e njihni, edhe nëse e njihni, e përbuzni.

    Arroganca e sjelljes suaj, kerkosja e zbrazët në ekrane dhe ndjesia e uzurpimit që ju shoqëron do të lërë pasoja afatgjata”, i ka thënë Açka ndër të tjera kolegut të saj, që siç vetë e rrëfen, është kthyer në “berishist”.

    Shkruan Flutura Açka:

    “Do të ndihesh e izoluar me këtë qasje që ke”, më tha një mik deputet me të cilin piva kafe ditët e fundit, i bërë “berishist” nga rrethana të mirëkuptueshme prej meje.

    “Jo”, i thashë, “unë nuk tërheq asnjë fjalë nga qëndrimet e mia, sepse rrjedhin nga parimet e mia. Ju thoni nuk ka palë në PD, duke nënkuptuar bashkësinë e kloneve që pseudodrejtojnë sot PD-në, duke i vënë vizë mijëra demokratëve që nuk janë përfshirë në pseudoprocesin tuaj të zgjedhjege.

    Atyre, pasi i shatë e i fyet me të gjitha format barbare, u hapni duart dhe u thoni: ‘ejani, derën e kemi të hapur’, kür në fakt punët i keni kryer me nxitimin e atyre që nuk kanë siguri i shpallin të mbaruara.

    Nuk amnistoj asnjë gabim përçarës të palës që blindoi PD-në, por ajo që po bëni ju, po e ‘vret’ edhe më shumë atë. Asnjë shumicë nuk mund të ndihet Zot pa respektuar pakicën.

    Ju këtë kod bashkimi nuk e njihni, edhe nëse e njihni, e përbuzni. Arroganca e sjelljes suaj, kerkosja e zbrazët në ekrane dhe ndjesia e uzurpimit që ju shoqëron do të lërë pasoja afatgjata. Kjo më jep trishtim…”

    “Por do të mbetesh vetëm”, tha ai.

    “Nuk jam vetëm, sepse jam në frymën e mijëra demokratëve që nuk i shihni dhe nuk ua kap fotografia, aq nxit keni të shpallni se jeni edhe pronarë të kohës ku jetojmë. Fundja, të jesh vetëm, je në shoqëri të mirë”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit