25.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si rrallëherë, Kiara flet për ndarjen nga ish-i dashuri dhe tregon pse i dhanë fund lidhjes

    Kiara Tito është banore e shtëpisë “Big Brother Albania VIP” dhe njihet për natyrën e saj të distancuar dhe më private, por, si rrallëherë, ajo ka folur për ndarjen nga ish-partneri i saj dhe dha një arsye mëse të kuptueshme: Ndarja ndodhi sepse “të tilla ishin rrethanat”.

    Ajo theksoi se: “Rrethanat të shtyjnë të mbyllësh diçka” dhe tha se “lidhja ka zgjatur goxha”.

    “Në orën 8 shkonte në punë, mbaronte punën, vinte në shtëpi, hante bukë, shkonte në palestër, hante shëndetshëm. Nuk kemi bashkëjetuar, por më shumë rrinim te shtëpia e njëri-tjetrit, rrinim shumë bashkë”, shtoi Kiara.

    Ajo konfirmoi se ish-partneri jetonte jashtë shtetit dhe se ndoshta një prej rrethanave ishte largësia.

    Kiara nuk para flet për jetën e saj private. Shumë herë, ajo është përfolur për një lidhje me Butrint Imerin, të cilën e ka konfirmuar pas ndarjes. “Nisem gjithmonë me dëshirën më të mirë. Serioze mbase ngjan fjalë shumë e madhe, por është një marrëdhënie normale”, nënvizoi Kiara.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit