Nuk kanë rëndësi motivet, mund të jetë një foto familjare, momente nga ditëlindja e parë e fëmijës, një dalje me miqtë, një gjendje emocionale…Postimet në rrjetet sociale janë një angazhim që na grish shumë dhe qëllimi është që të përfshijmë sa më shumë njerëz, që feedback-u të jetë maksimal: sa më shumë like, komente dhe mesazhe.
Për bërë këtë, do t’ju duhet të shtypni “Post” në momentin e duhur. Por, kur është koha më e mirë për të postuar në Instagram?
Sipas Sprout Social, një kompani softuerësh për menaxhimin e mediave sociale dhe strategjinë e marketingut, e hëna, e marta, e mërkura dhe e premtja secila prej ditëve ka kohën ideale për postime në Instagram.
Raportohet se oraret më të mira për postime janë:
-Të hënave nga ora 10 e mëngjesit deri në mesditë
-Të martën nga ora 9 e mëngjesit deri në 13:00
-Të mërkurave nga ora 10:00 deri në 13:00
-Të premteve nga ora 9 deri në 11 paradite
Nëse jeni duke kërkuar për një vlerësim edhe më të saktë, Hootsuite, një platformë e menaxhimit të mediave sociale, ka ngushtuar kohën për postime çdo ditë të javës. Sipas kompanisë, koha më e mirë për të postuar të hënën është mesdita, sepse përdoruesit zakonisht e kalojnë mëngjesin duke punuar shumë. Postimet e së martës kanë më shumë sukses në orën 9 të mëngjesit sepse angazhimi priret të jetë i fortë më herët, ndërsa të mërkurën goditja më e madhe në postime është në orën orën 11:00.
Mesdita është koha ideale për të enjtet, megjithëse Hootsuite evidenton hapësirën nga ora 11:00 deri në orën 14:00 si të duhurën për postime. Ora 9 e mëngjesit është ndër orët kryesore të postimeve në IG të shtunave, sepse shumica e njerëzve e kalojnë mëngjesin në telefon për të bërë planet e fundjavës. Së fundmi, nëse keni humbur të gjitha dritaret e tjera të ditëve të javës, ju duhet ta ruani postimin deri të dielën në orën 19:00.
Ne e dimë se çdo postimi në Instagram i kushtohet vëmendje para se fotot apo videot të përfundojnë në arkivat e mediave sociale, ndaj kjo është arsyeja pse meritojmë sa më shumë vëmendje në postimet tona.